Bota

KS i OKB reagon ndaj testimeve raketore të Koresë së Veriut

Ndaj testimeve të fundit raketore të Koresë së Veriut ka reaguar edhe KS i OKB.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, dënoi njëzëri testet e fundit me raketa, të Koresë së Veriut dhe ka paralajmëruar për sanksione të reja. Në një deklaratë, Këshilli prej 15 anëtarësh i kërkoi Phenianit që të mos realizojë më teste të tilla. Më herët, Koreja e Veriut tha se kishte testuar të dielën, një lloj të re rakete, e aftë të mbajë një kokë rakete bërthamore. Raketa udhëtoi për rreth 700 km, duke arritur një lartësi prej 2000 km dhe ra në det, në perëndim të Japonisë. Koreano-veriorët thanë se kjo ishte një provë e aftësive të një rakete balistike, të zhvilluar kohët e fundit. Raketa e testuar të dielën nga Koreja e Veriut është në gjendje të bartë një kokë me mbushje bërthamore, thuhet në mediat shtetërore të vendit. Kim Jong-un e mbikëqyri nga afër lëshimin e raketës “Hëasong-12”, e cila mbërriti një lartësi prej mbi 2.100 km dhe fluturoi për 787 kilometra. Qëllimi i testit, sipas agjencisë “KCNA”, ishte të verifikoheshin veçantitë taktike dhe teknologjike të raketës së re balistike, e cila mund të pajiset me mbushje bërthamore. Koreja e veriut deri tani ka kryer testime të njëjta raketore edhe në vitin 2006, 2009, 2013 dhe 2016./ PT