KS i OKB-së sonte diskuton për vendosjen e armëpushimit humanitar në Siri

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet për të diskutuar në lidhje me armëpushimin në Siri.

Sipas përfaqësisë së Kuvajtit në OKB, që njëherësh është edhe kryesuesja e radhën e KS të OKB-së për muajin shkurt, gjatë mbledhjes së Këshillit që do të mbahet në orën 19.00 sipas orës së Turqisë, Kuvajti do të paraqet një projektrezolutë të përgatitur bashkërisht me Suedinë me të cilën do të kërkohet “armëpushim humanitar” për një muaj.

Kërkesa për vendosjen e “armëpushimit humanitar” në projektrezolutë bëhet me qëllim të dërgimit të ndihmave humanitare në Siri dhe posaçërisht për të mundësuar evakuimin mjekësor të afërsisht 700 personave.

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në KS të OKB-së, ambasadori Vassily Nebenzia bëri të ditur se nuk do ta pranojnë projektrezolutën në këtë mënyrë pasi nuk u arrit në marrëveshje mbi të, por ka thënë se kanë propozuar bërjen e disa ndryshimeve. Ndërkaq ende nuk dihet se çfarë qëndrimi do të marrë Rusia gjatë votimit të projektrezolutës.

Që një projektrezolutë të miratohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është e nevojshme që ajo të votohet pro nga të paktën 9 anëtarë të Këshillit dhe që njëra prej 5 vendeve anëtare të përhershme të mos përdorin veton./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne