KS i OKB vendosi për 1 muaj “armëpushim humanitar” në Siri

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mori vendim për të zbatuar një muaj “armëpushim humanitar” në Siri.

P/rezoluta u miratua njëzëri dhe parashikon zbatimin të paktën për një muaj të armëpushimit humanitar me qëllim dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe në veçanti evakuimin e të sëmurëve rëndë dhe të plagosurve në Gutën Lindore, e cila ndodhet nën rrethimin e regjimit.

P/rezoluta kërkon nga të gjitha palët ndërluftuese në Siri që të ndërpresin luftimet të paktën për 30 ditë me qëllim që ndihmat humanitare të mbërrijnë në të gjithë vendin “në mënyrë të sigurt, pa pengesa dhe të vazhdueshme” dhe për të mundësuar evakuimin e “të sëmurëve dhe të plagosurve në gjendje të rëndë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne