Ksamil, 31-vjeçari gjendet i varur pak metra larg banesës

Një trup i pajetë është gjetur i varur sot në Manastir të Ksamilit. Viktima është shtetasi Blerim Dulaj, i cili rezultonte i zhdukur.

Trupi i viktimës është gjetur 200 metra larg banesës së tij. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Prej dy ditësh policia kishte bërë kërkime me skaf në det në sy të familjarëve, por aksioni rezultoi pa asnjë rezultat, ndërsa sot u arrit të gjendej trupi i tij.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 11.09.2018, në orën 18:10, në fshatin Manastir, Sarandë është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur me litar (në pemë) shtetasi B.D., 31 vjeç, rreth 200 m larg banesës.

Për këtë shtetas, familjarët kanë bërë denoncim më datën 10.09.2018, se shtetasi B.D ishte larguar nga banesa me qëllim për t’u larë në det por nuk ishte kthyer më. Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, përveç atyre të shkaktuara nga varja në litar.

Dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvarur për shkak të gjendes së tij depresive. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne