Ksenofobia në Evropë u shndërrua në Islamofobi

Kryetari i Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Kuvendit të Turqisë tha të enjten se Ksenofobia në Evropë është shndërruar në Islamofobi.

“Ksenofobia, Turkofobia në Evropë në të kaluarën ka ndryshuar formën dhe u shndërrua sot në Islamofobi”, u tha Omer Serdar gazetarëve në qytetin gjerman të Këlnit, gjatë vizitës së tij në grupet joqeveritare turke në qytet.

Omer Serdar fajësoi organizatën terroriste “të ashtuquajtur muslimane” për Islamofobinë në rritje në Evropë, duke e quajtur Islamofobinë si një “kërcënim për paqen botërore”.

Sa për një zgjidhje, Omer Serdar tha: “Ne mendojmë se veçanërisht qeveritë dhe administratat këtu duhet të trajtojnë këtë problem seriozisht dhe solemnisht”.

“Politikanët, në veçanti, duhet të veprojnë mjaft të përgjegjshëm në atë që thonë ata,” shtoi ai.

Ihsan Oner, kreu i Bashkimit të Shoqatave të Kulturës Turke-Islamike në Evropë, u tha gjithashtu gazetarëve se muslimanët janë të huaj në shoqërinë evropiane për shkak të besimit dhe identitetit të tyre.

Burimi : World Bulletin/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne