Kthehet në protestë varrimi i të riut nga Korça. Vdiq pas dhunës policore në komisariat (VIDEO)

Sot në qytetin e Korçës është zhvilluar ceremonia mortore e 27-vjeçarit Enea Ftoj, i cili u gjet i vdekur një ditë më parë në qelitë e paraburgimit në Komisariatin e Korçës.  Enea Ftoj, baba i tre fëmijëve,  ishte arrestuar sipas policisë më 14 maj me akuzën e vjedhjes me dhunë, dhe duhej të dilte të ejten para gjykatës për masën e sigurisë, por në pritje të seancës të afërmve iu tha se ai ishte gjetur i vdekur në qeli. Sot ceremonia mortore është shndërruar gati në një lloj proteste nga të afërmit e tij, të cilët besojnë se 27-vjeçari vdiq nga dhuna e ushtruar në qelitë e paraburgimit. Lapsi.al publikoi dje foto të viktimës, ku shiheshin qartë shenjat e dhunës. Policia në versionin zyrtar është shprehur se në trupin e tij s’kishte shenja dhune dhe se ai dyshohej si përdorues droge. Prokuroria e Korçës tha se nisi hetimet dhe njoftoi për sekuestrimin e kamerave të sigurisë.


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne