Kthetra-3, neutralizohen 5 terroristë në veri të Irakut

Me një operacion të Forcave Ajrore Turke, në rajonin Haftanin në veri të Irakut, u neutralizuan 5 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK të cilët u përcaktuan se përgatiteshin për veprimtari terroriste.

Sipas informimit të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB), njësitë që vazhdojnë operacionin “Kthetra-3” përcaktuan se në rajonin Haftanin terroristët përgatiteshin për sulm (veprimtari terroriste).

Me goditjen precize të suksesshme të Forcave Ajrore u neutralizuan 5 terroristë të PKK-së.

“Lufta jonë kundër terrorit do të vazhdojë deri sa të neutralizohet edhe terroristi i fundit”, shkruhet në deklaratën e ministrisë, të bërë nëpërmjet llogarisë në Twitter./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne