Kthimi i ‘anti-shpifjes’ në Kuvend, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve përshëndet Metën

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve përshëndet vendimin e Presidentit Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të Paketës “Anti-shpifje”.

Ajo e cilëson si një sukses të Shoqatës së gazetarëve profesionistë në Shqipëri. Federata Ndërkombëtare e gazetarëve shprehet se ligjet kundër shpifjes nuk duhet të përdoren si mjete për të kufizuar lirinë e shtypit.

”Një sukses për Shoqatën e Gazetarëve profesionistë të Shqipërisë. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vënë veton ndaj një pakete të diskutueshme të ligjit “anti-shpifje”, që do të ngulfasë mediat në internet. Kjo vërteton se sindikatat kanë fuqinë për të mbrojtur #Lirinëeshtypit!”- thotë Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne