Sociale

Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në xhami, reagon Imzot George Frendo: Vendimi nuk i shërben vlerave të bashkëjetesës

Pas lajmit se Kisha e Shën Sofidë në Stamboll është kthyer në xhami, ka reaguar edhe Imzot George Frendo.

Pikërisht, Frendo shprehet se ky vendim nuk iu shërben aspak vlerave të bashkëjetesës, duke shtuar se po ashtu ka krijuar keqardhje në botë.

foto galeri

Deklarata e imzot George Frendo:

Tirana, më 12 korrik 2020

KTHIMI I KISHËS SË SHËN SOFISË NË XHAMI

Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funskionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë.

UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Edhe shumë autoritet të tjera fetare e kulturore e kanë dënuar këtë vendim duke shprehur keqardhjen e tyre.

Sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për këtë akt.

Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve.

George Frendo

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë/BW

OPINIONE

INTERVISTA