KU U “ZHDUKËN“ 350.000 VLLEHËT E RUMELISË?

Nga: Salim Kadri Kerimi, Shkup

Në fund të shekullit të 19-të dhe fillimin e shekullit të 20-të në tre vilaejtet e Rumelisë  (Manastirit, Kosovës dhe Selanikut), mes tjerash paskan jetuarë edhe 350.000 vllehë

Pa ndonjë pretendim për të shkruarë ndonjë analizë më të hollësishme për të kaluarën e popullatës vllehe të Gadishullit Ballkanik, në këtë artikull dua ti transmetoj disa të dhëna, që në lidhje me këtë çështje janë të përfshira në librin e autorit osman/ turk Tahsin Uzer, me titull: “Makedonya Eşkiyalık tarihi ve Osmanlı Yönetimi[1]. Ky personalitet, në periudhën e lartpërmendur, paska ushtruar detyra shumë të rëndësishme në administratën e Perandorisë osmane në Rumeli. Si kajmakam (prefekt) i më shumë qyteteve të Maqedonisë gjeografike (Razllog, Gjevgjeli, Fëllërinë, Dramë, Selanik, e tj.), dhe si pjesëmarës i drejt përdrejtë në shumë ngjarje të rëndësishme të asaj kohe, në librin e tij të lartpërmendur në mënyrë të hollësishme i ka trajtuarë shumë ngjarje të rëndësishme, përfshirë edhe disa aspekte të çështjes vllehe. Në vazhdim të këtij artikulli, në formë të parafrazuarë do të mundohem ti transmetoj kujtimet e tij në lidhje me disa ngjarje të asaj kohe në qytetin e Manastirit dhe Rrethin e Fëllërinës.

Sipas të dhënave që janë të përfshira në librin e lart përmendur, në fund të shekullite të 19-të dhe fillimin të shekullit të 20-të, në vilaetet e Manastirit, Kosovës dhe Selanikut, mes tjerash paskan jetuarë edhe 350.000 vllehë – 150.000 Sarakaçanë – Kucovllehë (në Vilaetin e Manastirit), dhe 200.000 Karakaçanë (në vilaetet e Kosovës dhe Selanikut). Sipas të njëjtit burim, gjer në Kryengritjen e fundit (të Ilindenit) në Maqedoni, në aspektin fetar vllehët qënkan të lidhur me Patrikanën greke, si pasojë e të cilës një pjesë e tyre qënkan asimiluar/ greqizuarë. Nga viti 1880 “Çështja vllehe“ u shëndruaka në një problem të madh – ato vite, përfaqsuesit e popullatës vllehe, me shprehjen e  lidhshmërisë të tyre ndaj Patrikanës të Stanbollit, njëkohësisht në rend të ditës e paskan parashtruar kërkesën për vënje në përdorim të gjuhës vllehe në shërbimin kishtar, të udhëhequr nga priftërinjë vllehë.

Kërkesat e këtilla të komunitetit vlleh qënkan të pa pranueshme dhe të refuzura nga Patrikana e Stanbollit, me pretendim se një gjë e tillë qënka në kundërshtim me traditën dhe parimet e kishës. Qëndrimi i këtillë i Patrikanës të Stanbollit qënka shkak që kjo çështje të bëhet një ndër problemet më të rëndësishme të administratës osmane të asaj kohe në Maqedoni, duke shkaktuarë  ngjarje të ndryshme dhe të shpeshta tragjike – vrasje të personave të caktuarë, djegje të pasurive, vjedhje, e tj. Gjendja e këtillë në masë të madhe e shqetësuaka Portën e lartë në Stanboll, e cila në fillim i paska mbështetur vllehët, duke shprehur gadëshmëri për ti dalë në mbështetje të kërkesave të tyre. Në kët kuptim, në bazë të urdhrave të Sadrazamit (Kryeministrit) të atëhershëm të Perandorisë, valiu i Manastirit Reshit Pasha (Reşit Paşa), në mënyrë të hapur e paska mbështetur komunitetin vlleh, duke i mbrojtur ata nga sulme të ndryshme. Në atë periudhë, kërkesat e vllehëve të Rumelisë plotësish paskan qenë të mbështetura edhe nga Rumunia, qeverija e së cilës akorduaka mjete të mëdha financiare, si mbështetje konkrete për realizimin e kërkesave dhe aktiviteteve të tyre. Përveç ndihmës financiare, Qeveria rumune në postin e sekretarit të përgjithshëm të organizatës vllehe “ISTIRIO DOMO“, paska emëruar një person të rëndësishëm dhe me përvojë.

Kërkesën e vllehëve të qytetit të Manastirit, gjatë funeralit të një bashkëqytetarit të tyre (vlleh), që shërbimi të bëhet në gjuhën vllehe, dhe nga një prift të përkatësisë vllehe, Kryepeshkopi i atëhershëm grek e paska refuzuarë, duke mos lejuarë që kufoma e të ndjerit as të futet në kishën greke, e as të varoset në varezat greke. Të revoltuarë nga një veprim i këtillë i Kryepeshkopit grek, vllehët vazhduakan me insistimin për përmbushjen e kërkesave të tyre të parashtruara më parë, e si rezultat i kësaj qënka krijuarë situatë tejet konfliktuoze. Për shkak të qëndrimeve të këtilla të kundërta mes palëve, varosja e të ndjerit vlleh u spostuaka për 20 ditë. Si rezultat i intervenimeve të shumta te Porta e lartë në Stanboll, pushtetarët osman u detyruakan ta ndryshojnë qëndrimin e tyre, duke e mbështetur kërkesën/ qëndrimin e Kryepeshkopit grek. Nga ana tjetër, qëndrimi i këtillë i Portës nga ana e vllehëve qënka pranuarë me keqardhje dhe habitje të madhe. Pesë muaj më vonë një situatë e ngjajshme/ e tendosur u krijuaka edhe gjatë funeralit të një vllehu tjetër, me ndikim, nga fshati Noska, në Rrethin e Fëllërinës.

I frikësuarë nga përsëritja eventuale e situatave të këtilla ose të ngjajshme, dhe me qëllim të gjetjes të një zgjidhjeje përkatëse të këtij problemi, Tahsin Uzeri, Valisë të Manastirit ia propuzuaka këto disa masa: a) të lejohet vllehët të kenë në disponim vorezat e veta; b) gjersa Porta e Lartë të gjejë një zgjidhje përfundimtare për problemin në fjalë, vllehëve tu lejohet shërbimet fetare ti kryejnë në gjuhën vllehe; dhe c) të mos pengohet dëshira/ vendimi i ndonjë vllehu shërbimet fetare ti vazhdojë ti kryejë te priftërinjtë grekë. Pas pranimit të propozimeve të lartpërmendura nga ana e Valiut të Manastirit, i ndjeri nga fshati Noska përfundimisht qënka varosur në varezat e reja vllehe, kurse shërbimi funeral qënka kryerë në shkollën vllehe dhe në gjuhën vllehe.

Zgjidhjen e këtillë nuk e pëlqyeka inspektori i përgjithshëm Hysein Hilmi Pasha (Hüsein Hilmi Paşa), duke i urdhëruarë Valiut të Manastirit menjëherë ta ndërprejë një praktikë të këtillë. Kjo qënka shkak për mosmarëveshje dhe armiqësi mes këta dy personalitete të administratës osmane – Hysein Hilmi Pasha, nga Porta e Lartë, kërkuaka shkarkimin e Reshit Pashës nga posti vali i Manastirit. Një propozim i këtillë qënka i aprovuarë edhe nga Porat e Stanbollit dhe Reshit Pasha nga Manastiri qënka transferuarë në Ankara, si vali i këtij qyteti. Pas kësaj inspektori Hysein H.Pasha, T.Uzerit i kërkuaka të propozojë ndonjë zgjidhje të re të çështjes në fjalë, por ky i fundit, duke mos patur ndonjë ide të rre vazhduaka me mbështetjen e masave të lart përmendura.

Duke folur për të drejtat që komuniteti vlleh i fitoj nga Porta e Lartë e Stanbollit, Tahsin Uzeri, në librin e tij, nuk e ka përmendur Aktin e Sultan Hamidit të Dytë, të datës 23 maj 1905, me të cilin vllehëve për herë të parë u ishin pranuarë disa të drejta nacionale (arsimim në gjuhën amtare, shërbim fetar në kishat në gjuhën vllehe, e tj.). Si mirënjohje për Aktin në fjalë, vllehët e Maqedonisë 23 majin e konsiderojnë/ festojnë si datë të shënuarë në historinë e tyre.

Nga më lart, mes tjerash, mund të vërehet dukuria e mospërpikmërisë të autoriteteve osmane të asaj kohe në Rumeli e cila, sipas meje, para së gjithash ishte si pasojë e presioneve të vazhdueshme ndaj tyre nga ana e fuqive të mëdha evropjane, përfshirë edhe nga Kisha greke, dhe dobësimit të autoritetit të Portës të lartë në atë kohë.

Sa i takon çështjes të numrit të vllehëve në Gadishullin Ballkanik, në të kaluarën dhe sot, dhe për atë se çfar ndodhi me ata, mes tjerash, mund të sypozohen këto disa dukuri:

  1. a) për dallim nga periudha osmane, kur popullata vllehe në numër të madh qënka e pranishme në tre vilaetet e lartpërmendura të Rumelisë, sot pjesa më e madhe e tyre kryesisht vazhdon të jetojnë në krahinat dhe qytetet e Shqipërisë Jugore dhe Qendrore, në disa qytete dhe krahina të Republikës të Maqedonisë, në pjesën Veriore të Greqisë, si dhe në disa pjesë të Serbisë dhe Bullgarisë. Një pjesë e madhe e kësaj popullate, si edhe pjesëtarët e popujve të tjerë të Ballkanit, si mërgimtarë jetojnë në Evropë, SHBA, Kanada, Australi, e tj.;
  2. b) numrin 350.000 vllehë që i përmend Tahsin Uzer, e vërtetojnë edhe burime/ autorë të tjerë, kurse sipas disa prej tyre[2], ky numër paska arijtur gjer më 500.000 frymë;
  3. c) sipas të dhënave zyrtare statistikore, në teritorin e Republikës të Maqedonisë, në vitin 1953 si vllehë qënkan deklaruarë 668 frymë; në 1961 (8.046); në 1971 (7.190); në 1981 (6.383); në 1991 (7.764 – 8.601), dhe në vitin 2002 (9.695 frymë);

ç) në Republikën e Shqipërisë, sipas të dhënave statistikore të vitit 2011, si vllehë qënkan deklaruarë 8.266 frymë;

  1. d) numri i vllehërve në Bullgari qënka 3.598 frymë. Sipas të dhënave të njëjta 2.511 qytetarë të tjerë bullgar qënkan deklaruarë si karakaçanë;
  2. dh) në Greqi, sipas të dhënave nga Regjistrimi i vitit 1951, si vllehë qënkan deklaruarë 40.000 frymë. Sipas një të dhëne që ishte e publikuarë në gazetën maqedonase “Нова Македонија“ (“Nova Makedonia“), të datës 31 gusht 1946, numri i tyre vetëm në një pjesë të Maqedonisë Egjeje (pa Halkidikin, Rethin e Kozhanit dhe Selanikun), qënka 18.000 frymë. Sa është numri i vërtetë i vllehëve konkretisht në Greqi sot është shumë rëndë për ta zbuluarë, meqenëse në këtë shtet mungojnë të dhëna zyrtare për qytetarët grek të përkatsive nacionale jo greke.
  3. e) sipas të dhënave statistikore zyrtare, numri i vllehëve në Serbi nga viti 1948 gjer më vitin 2011, qënka si vijon: në 1948 (93.440); në 1953 (28.047); në 1961 (1.368); në 1971 (14.724); në 1981 (25.596); në 1991 (17.804); në 2002 (40.054) dhe në vitin 2011 (35.330 frymë).

Shkaqeve për zvogëlimin e jashtzakonshëm të numrit të vllehëve në disa shtete Ballkanike janë të ndryshme, por sipas mendimit tim, si më të rëndësishme mund të jenë:

  1. a) asimilimi i tyre “vullnetar“, para së gjithash si rezultat i përkatsisë të tyre fetare – të njëjtë me përkatsinë fetare të popullatës dominante – krishtere, në vendet ku ata jetonin/ jetojnë;
  2. b) martesat e përzjera me përfaqsues/ përfaqsuese të popujve të afërt/ të ngjajshëm;
  3. c) dëshira e një pjese të tyre për etablimin më të lehtë në shoqëritë përkatëse;

ç) asimilimi i “detyrueshëm“, si rezultat i mohimit të përkatsisë të tyre nacionale, siç është, për shembull, rasti me vllehët e Greqisë, ku ishte/ është e përqendruarë një pjesë e madhe e kësaj popullate, etj.

[1] Tahsin Uzer, “Makedonya Eşkiyalık tarihi ve Osmanlı Yönetimi“, Türk Tarih Kurumu,  3-cü Baskı, Ankara

1999;

[2] Eace & Thompson, “Nomads of the Balkans“.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne