Bota

Kubë – Një avion me rreth 100 pasagjerë në bord rrëzohet në afërsi të Havanës

Një avion pasagjerësh është rrëzuar menjëherë pas ngritjes në fluturim nga kryeqyteti Havana i Kubës.

Siç bëjnë të ditur zyrtarë të Aeroportit “Jose Marti” të Havanës, avioni “Boeing 737” i kompanisë shtetërore “Cubana de Aviacion”, i cili realizonte fluturime në linjat e brendshme, kishte rreth 100 pasagjerë në bord.

“Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në këtë aksident ajror”, theksojnë burimet në fjalë duke mos dhënë hollësi të mëtejshme.

OPINIONE