Qindra kolonë hebrenj me forcë kanë hapur rrugën drejt kompleksit të xhamisë Al-Aksa, për të shënuar festën hebreje Sukkot.
“Rreth 515 kolonë ekstremistë të mbështetur nga policia izraelite ia mësynë me forcë kompleksit Al-Aksa herët në mëngjes”, tha në një deklaratë Autoriteti i Vakëvefe Fetare, agjenci e drejtuar nga Jordania, e cila është përgjegjëse për vendet e shenjta muslimane dhe krishtere të qytetit.
Sipas deklaratës, numri i kolonëve që hynë me forcë të mërkurën në kompleks tejkalonte 900.
Sukkot është festë hebreje një-javore e cila përfundon të dielën në mbrëmje.
Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se në kohët e lashta ishte vendi i dy tempujve hebrenj.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite në vitin 1967. Në një veprim që nuk u njoh asnjëherë nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, duke e pretenduar atë si kryeqytet të shtetit hebrenj./AA