Kufijtë jugorë të Turqisë janë kufij edhe të NATO-s, nuk do ta tolerojmë forcën armike të ngritur nga SHBA

Kryeministri turk Jëlldërëm tha se në Hatay, Kilis vazhdojnë të bien raketa, bomba, të ketë provokacione të vazhdueshme.

“Çfarë të bëjmë tani ne, të bëjmë sikur nuk i shikojmë, të tolerojmë ndaj këtyre? Natyrisht që nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë”,- u shpreh ai.

 

“Një vend i madh si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me një ushtri kaq të madhe, të ketë nevojë për 3,5 kriminelë, për një organizatë të poshtër terroriste?”,- shtroi pyetjen Kryeministri Jëlldërëm.

Duke iu referuar deklaratës së mëparshme të ShBA-së ‘po krijojmë një ushtri me 30 mijë vetë në kufijtë jugor të Turqisë’, Jëlldërëm tha: “Çfarë do të thoni me këtë? Kufijtë jugorë të Turqisë janë kufij të NATO-s njëkohësisht. Nuk arrij ta kuptoj arsyen e kësaj, që një vend i NATO-s ti shikojë si kërcënim kufijtë e NATO-s dhe të krijojë një ushtri për këtë. Kjo është hapur një armiqësi. Cilido që të ndodhet prapa kësaj, sado i fuqishëm qoftë, pavarësisht nga emri që ka, Turqia nuk do ta lejojë këtë paturpësi, këtë pakujdesi. Turqia nuk e lejon një gjë të tillë”,- nënvizoi Kryeministri Jëlldërëm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne