Kufiri i Izraelit në Gaza i mbuluar me gjak: 16 palestinezë u vranë, më shumë se 1000 u plagosën

Sot, në ditën e njohur nga palestinezët si ‘Dita e Tokës’, 30.000 palestinezë po protestojnë në kufirin e Izraelit në Gaza. Po rritet numri i të vdekurve si rezultat i ndërhyrjes së forcave të sigurisë izraelite me plumba dhe gaz lotsjellës. Sipas informacioneve të fundit, 16 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 1000 janë plagosur.

Që nga orët e para të mëngjesit, mijëra palestinezë u mblodhën në pika të ndryshme në kufirin izraelit të Gazës për shkak të protestave të njohura me emrin ‘Ecja e Madhe e Kthimit’.

Sipas gazetës Haaretz të Izraelit, të paktën 30.000 persona morën pjesë në aksionet e protestës.

Disa aktivistë gjuajtën me gurë ushtarët izraelit, ndërsa forcat e sigurisë izraelite intervenuan ndaj tyre me gaz lotsjellës, plumba plastik dhe plumba të vërtetë.

Ushtria izraelite vuri në veprim mjetet ajrore pa pilot dhe hodhi gaz nga lartë, duke mos lënë hapësirë që palestinezët të ikin.

Numri i të vdekurve si rezultat i zjarrit të ushtarëve izraelit është vazhdimisht në rritje. Sipas deklaratës së zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë, 12 palestinezë u vranë dhe më shumë se 1000 janë plagosur. Ministria e Shëndetësisë raportoi se në këtë shfër përfshihen të lënduarit me plumba plasti, plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës.

Mahmud Rahmi, Muhamed Nexhar, Muhamed Ebu Omer, Muhamed Ebu Muamer, Xhihad Farina dhe Ahmed Odeh, 16 vjeç, ishin të parët që vdiqën në përleshjet në pika të ndryshme të kufirit.

EDHE SNAJPER NË KUFI

Para protestës së bërë me thirrjen e Hamasit i cili drejton Gazën, ushtria e Izraelit pati njoftuar se ka dyfishuar numrin e ushtarëve dhe se ka vendosur në kufi snajper, forca speciale dhe njësi paramilitare policore kufitare.

PLANIFIKOHET QË AKSIONI TË ZGJAS 6 JAVË

Pritet që protestat e njohura me emrin ‘Ecja e Madhe e Kthimit’ të zgjasin 6 javë. 30 Marsi i njohur nga palestinezët si ‘Dita e Tokës’, është përvjetori i vrasjes së gjashtë aktivistëve palestinezë që protestonin konfiskimin e tokës së tyre, në vitin 1976. Palestinezët para demonstratave, ndërtuan çadra në zonën kufitare.

Ky aksion pritet të përfundoj me 15 maj, datë e cila njihet nga palestinezët si Dita e Fatkeqësisë, Nakba.

Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Hanije tha në një deklaratë se: “Nuk ka alternativë tjetër përveç Palestinës dhe asnjë zgjidhje tjetër përveç kthimit.”

Ndërkohë, për gazetën Jerusalem Post, lideri i Hamasit tha se në mesin e popullit në protestë pranë qytetit Han Yunus, është parë edhe Yahya Sinvar. Gazeta theksoi se Sinvar është paraqitur rrallë para publikut.

‘PO MBLEDHTE MAJDANOZ’

Sipas deklaratave të zyrtarëve të shëndetësisë dhe dëshmitarëve okularë, disa orë para aksioneve masive të palestinezëve në kufirin izraelit, si rezultat i zjarrit të hapur nga tanka izraelite, e humbi jetën një fermerë palestinezë.

Është njoftuar se palestinezi i vrarë ishte Amr Samur, 27 vjeç. Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, Samur vdiq nga bombardimet e tankeve izraelite në kufirin juglindor të Gazës.

I afërmi i tij, Jasser Samur tha se palestinezi i vdekur para se të qëllohej, ishte duke mbledhur majdanoz në rajon për t’a shitur më pas atë.

Samur tha: “Edhe unë isha pranë fushës. Dëgjuam zërin e bombardimeve në vendin e punës së Amrit. Ne vrapuam atje dhe e pamë që ai u qëllua. Ishim 1 km larg kufirit.” Samur gjithashtu tha se edhe një fermer tjetër u plagos në këmbëme shrapnel.

Edhe ushtria izraelite njoftoi se ata ishin të vetëdijshëm për lajmin se një palestinez u vra, por tanka hapi zjarr mbi 2 persona me sjellje të dyshimta që afroheshin pranë barrierave në kufi të Gazës.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne