Kukan: Për zgjerimin e BE-së nuk pyetet vetëm Makron

Pa Ballkanin Perëndimor Evropa nuk është e plotë, ka thënë ish eurodeputeti Eduard Kukan për “Veçernje Novosti”.
Në lidhje me deklaratat e Makronit se nuk është koha për zgjerimin e BE-së, deri në momentin që BE të reformohet në themel, Kukan thotë se nuk pajtohet me këtë qëndrim.
“Qëndrimi i Makronit është vetë një nga pikëpamjet në bisedimet për të ardhmen e BE-së. Kjo është një nga idetë e tij me të cilën unë thellësisht nuk pajtohem dhe jam kundër qëndrimeve të Makronit. Gjermania për shembull ka pikëpamje tjera për reformat në eurozonën”, ka thënë Kukan.

Ai ka theksuar se së pari duhet arritur marrëveshje se në çfarë drejtimi duhet të zbatohen reformat dhe më pas do të shihet nëse ato do të jenë të gatshme deri në vitin 2025.

“Pa një rajon të rëndësishëm siç është Ballkani Perëndimor, BE nuk është e plotë e as e bashkuar. Duhet të jemi më të përgjegjshëm ndaj miqve tanë në Ballkanin perëndimor. Nëse nga vendet kandidate kërkojmë që të plotësohen kërkesa të caktuara, atëherë edhe ne duhet t’i mbajmë premtimet tona”, ka theksuar Kukan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne