Kullës së presidentit Trump i bie zjarri, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Një person ka vdekur dhe katër kanë mbetur të plagosur në zjarrin që shpërtheu në katin e 50 të Trump Toëer në New York.

Zjarri, i klasifikuar me një alarm të nivelin 4 nga 5, ka shpërthyer në brendësi të një apartamenti, duke e shkatërruar plotësisht.

Trump Toëer është një nga qiellgërvishtësit më të njohur në SHBA. Ajo është në pronësi të presidentit amerikan Donald Trump, i cili para se të zgjidhej në këtë detyrë, kishte vite që merrej me ndërtim dhe prona të patundshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne