Shqiperia

“Kultivova kanabis për t’i çuar para familjes”, gjykata jep vendimin për shqiptarin

Një emigrant ilegal me origjinë shqiptare krijoi një fermë kanabisi në ambiente të mbyllura në mënyrë që të dërgonte paratë për familjen e tij në Shqipëri.

Ergis Kuçi, 19 vjeç, ishte i vetmi banues i shtëpisë me tarracë në Horden, kur policia u thirr të hënën e 16 korrikut të këtij viti.

Policia gjeti 120 bimë kanabisi brenda ambientit, thuajse e pjekur si dhe 50 rrënjë të tjera në hapësirën e papafingos, ndërsa energjia elektrike vidhej.

Në Gjykatën e Durhamit u dëgjua se operacioni i kultivimit të drogës ishte i sofisitikuar, me sisteme ngrohjeje, ndriçimi dhe ujitjeje.

Vlera e kanabisit kap shifrën midis 21,850 dhe 31,450 paund.

Kur u intervistua, Kuçi i tha policisë se ishte shqiptar, i cili erdhi në Britani të Madhe në një kamion nga Franca. Ai deklaroi se fillimisht kishte punuar si lavazhier në zonën e Walthamstow të Londrës.

Ai tha se ishte rekrutuar nga një grup burrash pakistanezë, për të siguruar para dhe për t’ua dërguar familjes në Shqipëri.

Gjykata vendosi një dënim prej 20 muajsh për të riun shqiptar.

OPINIONE