Kultura Turke përmes “Karvanit të Ballkanit” vjen në Shqipëri

Instituti turk “Yunus Emre” në Tiranë në bashkëpunim me bashkinë Küçükçekmece të Stambollit organizuan aktivitetin kulturor dhe artistik me temë “Karvani i Ballkanit”, më qëllim të promovimit të kulturës dhe arteve tradicionale turke.

Në aktivitetin e organizuar në Bulevardin e Ri të Tiranës në mbështetjen e Fondit Promovues të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisënë bashkëpunim me Universitetin Trakya, merrnin pjesë qytetarë, studentë, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, të cilët në stendat promovuese u njohën nga afër me aktivitetet e organizuara në kuadër të “Karvanit të Ballkanit”.

Pjesë e aktivitetit ishin punimet e kaligrafisë, vallet dhe muzika popullore, punimet në qeramikë, arti i ebrusë shfaqja e dervishëve rrotullues, haxhivat dhe karagjoz dhe disa aktivitete të tjera kulturore.

Özgür Oran, përfaqësues i drejtorisë së zhvillimeve strategjike dhe mardhënieve me jashtë në bashkinë Küçükçekmece, tha se këtë projekt e kanë filluar që në vitin 2015 dhe është hera e dytë që vijnë në Tiranë, me synimin për të zhvilluar sa më shumë bashkëpunimin kulturor mes dy shteteve.

Qëllimi ynë me këtë projekt është promovimi i kulturës turke dhe zhvillimin e lidhjeve miqësore dhe vëllazërore që vijnë nga e kaluara. Artistët tanë të Turqisë nga anët e ndryshme të vendit tonë më 18 korrik u nisën për në Ballkan. Programi jonë organizohet në 8 qytete të 5 shteteve të Ballkanit. Pas Sarajevës, Mostarit dhe Budvës sot për programin e katërt jemi në Tiranë”, theksoi Oran.

Për disa orë qytetarët e kryeqytetit janë argëtuar me aktivitetet e zhvilluara në stendat e vendosura në Bulevardin e Ri, nën kujdesin e institutit turk “Yunus Emre” në Tiranë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne