Shqiperia

Kundër mësimit online, studentët edhe sot në protestë

Ditën e sotme Studentët e Universiteteve të Tiranës kanë paralajmëruar se do të dalin sërish në protestë.

Sot është dita e tretë e protestës së studentëve të cilët kërkojnë t’u plotësohen kërkesat.

Studentët e UT dhe fakulteteve të tjera prej dy ditësh kanë dalë në protestë. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta.

Për shkak të mungesës së mjeteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.

Tashmë, që me urdhër të Komitetit Teknik, konviktet janë mbyllur, gjendja e tyre përkeqësohet, pasi detyrohen të kërkojnë shtëpi me qira.

Për këtë arsye, me anë të protestës së sotme, të rinjtë, kërkojnë që qeveria tu plotësojë kërkesat./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA