“Kupa po derdhet, revolucioni është më pranë se kurrë”, Maliqi: Babëzia dhe etja për pushtet po e çojnë Ramën drejt fundit

Deputeti Lefter Maliqi paralajmëron kryeministrin Edi Rama se po i vjen fundi. Përmes një mesazhi në “Facebook”, ku publikon disa pamje të dhunës policore ndaj qytetarëve protuestues, Maliqi thekson se revolucioni demokratik është më pranë se kurrë.

Sipas deputetit, ëndrra e Ramës për diktator, sulltan, etja për pushtet, zullumi, babëzia dhe deliri po e çojnë drejt fundit të pashmangshëm.

Mesazhi i Maliqit:

Ëndrra per diktator,sulltan,etja per pushtet ,zullumi,babëzia,deliri po e con drejt fundit te pashmanshem kaloresin e Rilindjes👎.Veprimeve çnjerëzore,poshteruese,antiligjore,antikushtetuese ndaj nenave,grave,protestuesve paqësor me dhune policore dje apo perdorim force e gazi lotsjelles muaj me pare ndaj tyre dhe ne pronat e tyre po u vjen fundi.

Vendi pa gjykate Kushtetuese pa gjykate te Larte,me pushtet lokal monist,institucione te kapura,parlament te kapur,drejtesi te kapur dhe te kalbur,eshte shenje e paster e diktatures.

Varferimit,cpopullimit,pasigurise,dhunimit te lirive dhe drejtave te njeriut,panikut,terrorit,cpopullimit po i vjen fundi.Revolucioni demokratik me prane se kurre. Durimi ka kufi,kupa po derdhet.Dite te bardha na presin,zoti i bekofte Shqiptaret🙏.

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne