Kuptova se e gjithë fama dhe pasuria janë pa pakuptim, fjalët e fundit të Steve Jobs

Steve Jobs, manjati i famshëm i Apple, njeriu që revolucionarizoi teknologjinë, u nda nga jeta në tetor të vitit 2011, pas një sëmundje të rëndë. Por ende mbeten ta forta fjalët e tij të fundit në shtratin e vdekjes.

Kam arritur majën e suksesit në botën e biznesit.

Në sytë e të tjerëve, jeta ime është një model i suksesit. Megjithatë, përveç punës, kam pak gëzim. Fundi i fundit, pasuria është vetëm një fakt i jetës që unë jam mësuar me te.

Në këtë moment, i shtrirë në krevat i sëmurë dhe duke e kujtuar tërë jetën time, unë kuptova se e gjithë fama dhe pasuria që unë krenohesha me te, është zbehur dhe është e pakuptimtë përballë vdekjes së pashmangshme.
Në errësirë, unë shikoj në dritat e gjelbërta që vijnë nga aparatet që të mbajnë në jetë dhe dëgjoj murmuritjen e tingujve mekanike, mund t’a ndjej frymëmarrjen e perëndisë të vdekjes duke u afruar…

Tani unë e di, kur ne kemi akumuluar pasuri të mjaftueshme për tërë jetën tonë, ne duhet të kërkojmë diçka tjetër që nuk ka lidhje me pasuri …

Duhet të jetë diçka që është më e rëndësishme:

Ndoshta të afërmit, ndoshta arti, ndoshta një ëndërr nga ditët e rinisë.

Arritja e pasurisë pandërpre vetëm do t’a kthe një person në një qenie të përdredhur, ashtu si unë.

Perëndia na dha ndjeshmërinë për të ndjerë dashurinë në zemrën e të gjithëve, e jo iluzioneve të sjella nga pasuria.

Pasurinë që e kam fituar në jetën time unë nuk mund t’a marrë me vete.

Ajo që unë mund të marrë janë vetëm kujtimet nga dashuria.Kjo është pasuria e vërtetë që do të të ndjek ty, shoqërojë ty, duke të dhënë forcë dhe dritë për të shkuar më tutje.

Dashuria mund të udhëtoi një mijë milje. Jeta nuk ka kufi. Shko ku të dëshiron të shkosh. Arriji lartësitë që ti dëshiron për të arritur. E gjitha është në zemrën tënde dhe në duart tua.

Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i sëmundjes”

Ti mund të punësosh dikë për të ngarë makinën për ty, të fituar para për ty, por ti nuk mund të kesh dikë që të duroje sëmundjen për ty.

Gjërat materiale të humbura mund të gjenden. Por ka një gjë që kurrë nuk mund të gjendet kur ajo humb – “Jeta”.
Kur një person shkon në sallën e operacionit, ai do të kuptojë se është një libër që ende nuk e ka përfunduar leximin – “Libri i Jetës së Shëndetshme”.

Në cilëndo fazë që të jemi tani, me kalimin e kohës, ne do të përballemi me ditën kur perdja bie poshtë. Ruaje si thesar dashurinë për familjen tënde, dashuro bashkëshorten, duaji miqtë tu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne