Kur 1 Qershori kthehet në paradë “1 Maji”

Sot është 1 Qershori, dita e fëmijëve dhe shumë vogëlushë iu gëzuan dhuratave apo aktiviteteve argëtuese në institucionet ku mësojnë. Por Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Tiranës i kishin shtuar disa elementë të tjerë kësaj feste aspak të denja për fëmijët: Si kjo paradë që shihni në pamjet më poshtë. Një grup fëmijësh nga shkollat e Tiranës janë nxjerr të marshojnë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orët e nxehta të mesditës. Se çfarë lidhje kjo paradë me festën e fëmijëve nuk arrijmë ta kuptojmë përpos na sjell në memorie vitet e diktaturës, ku zakonisht marshohej me rastin e ditës së punëtorëve, 1 Majin. Në dy videot më poshtë keni 1 Majin e diktaturës komuniste dhe 1 qershorin e rilindjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne