Historia Islamofobi

Kur flet ish antiturku: rrëfime të vërteta të atyre që kur u vetëdijesuan e kuptuan të vërtetën

Në shkollën fillore, menjëherë në mësimet e para më mësuan se kishim një armik.
Ata ishin turqit, më thanë!
Lektyrat e tjera, gati të gjitha e shanin turkun.
Arsimtari i historisë i shante me ëndje turqit.
Kuptohet që shahej dhe përqeshej gjithçka që ishte islame.
Edhe veshja, edhe hoxha, edhe medresetë, edhe ushqimi. Edhe arabët, edhe muslimanët. Edhe shkrimi.
Nuk shahej çdo gjë që ishte e Lindjes. Nuk shahej Japonia, as Rusia, as Kina, as komunizmi, edhe pse të gjitha këto ishin nga Lindja. Por shahej vetëm turku.
E kuptohet që nën këtë presion, edhe unë u bëra antiturk.
E shaja edhe unë.
Bile edhe e urreja.
Sepse më kishin mësuar.
Flisja me gjuhën e tyre.

Në shkollë, në teatër, në muzikë, në filma, në ndeja, në oda.
Çdokund antiturqizëm.
Librat e letërsisë dhe të historisë ishin mbushur me antiturqizëm.
Antiislam, antimusliman.

Pse më fajësonin mua?!
E si kam mundur unë të formohem ndryshe?
Edhe gjyshin tim që falej e përqeshja.
Edhe prindërit e mi i urreja pse ma kishin vënë emrin islam.
Sepse emrat e tillë përqesheshin si të demoduar.
E si kam mundur të rritem ndryshe?!
Mësuesi, arsimtari i gjuhës, i historisë, librat e historisë, literatura tjetër, romanet.
Çdo gjë antiturke, e unë si kam mundur ta kuptoj të vërtetën?!
Apo, si kam mundur që edhe unë të mos jem antiturk, antimusliman, dhe antiislam?
Pse më fajësonin mua që isha i pafajshëm?
A nuk ishim futur në sistemin e indoktrinimit antiislam?!

Falë Zotit, tani kur literatura e vërtetë është përkthyer në gjuhën shqipe, kuptova se unë, ti, ai, ne dhe ju kishim hyrë në sistemin antiislam, pa dëshirën tonë.
Na kishin futur në këtë sistem antinjerëzor, armiqësor, antikombëtar dhe antifetar ata që kishin plan djallëzor.
Ata që kishin pasur dëshirë të na tëhuajsojnë. Të na tjetërsojnë.
Që miqve t’iu themi armiq, dhe armiqve t’iu themi miq.
140 vite më kanë vrarë armiqtë e vërtetë, e unë nuk kisha mësuar kurrë në shkollë, e as askund, se ata janë armiqtë e mi, ndërsa për miqtë e vërtetë më kishin thënë se i kam
armiq!
Tani, kur e pamë edhe ne se kush ishte miku dhe armiku ynë, gjërat kuptohen më mirë.
Edhe pse e shoh se sa vështirë e kanë shokët e mi për të dalë nga ky sistem i të menduarit të imponuar. Gjeneratat e mia. Të indoktrinuarit.

Më falni

Të gjithë ju që e dinit të vërtetën. Të gjithë juve që ju kam sharë dhe ju kam ofenduar.
Nuk kam qenë i vetëdijshëm.

Këto janë rrëfimet e sa e sa të indoktrinuarve nga sistemi i kaluar, që tani e kanë kuptuar se çfarë është e vërteta.
Dhe atyre që e kanë kuptuar se pse profili i tillë i intelektualëve ishte antiturk, antimusliman, antiislam.

Prandaj duhet pasur parasysh se pse njerëzit janë antimuslimanë ndërsa i përkasin familjeve muslimane.
Sepse të tjerët kanë pasur dëshirë që të jenë të këtillë.

P.S. Ky ishte rrëfimi i Bacit Halid, i cili pas disa emisioneve televizive ku debatonim shkaqet e antiturcizmit, ai tregoi arsyet se pse ishte bërë antiturk.

Burimi: Ubejd Gashi, facebook.

OPINIONE