Kur Ralf Gjoni deklaronte: Po të isha deputet do të kisha djegur mandatin

Sot kandidati i listës së LSI, Ralf Gjoni mori mandatin e deputetit. Por edhe u ngjyros paksa me bojë të kuqe! Si ndryshoi ky njeri kur vetë deklaronte se do ta digjte mandatin, nëse do të ishte deputet.

Video më poshtë e deputetit të ri Ralf Gjoni tregon se deri ku mund të arrijë mashtrimi i këtij soji politikani.
Në një intervistë të dhënë në 7 janar të vitit 2019 për gazetarin Artur Zheji, në mënyrë pompoze dhe sfiduese edhe për kolegët e tij në opozitë, Ralf Gjoni deklaron se “nëse do të ishte deputet i PD apo LSI, do të kishte djegur mandatin”.
Këtë deklaratë bombastike, Rafl Gjoni e justifikonte me korrupsionin e qeverisë “Rama” dhe problemet e keqqeverisjes.
Çuditërisht, siç tregon edhe video, i njëjti Ralf Gjoni pak muaj më pas jo vetëm nuk doli në krah të deputetëve të opozitës që morën vendimin ekstrem, por ai duke tradhtuar kauzën e opozitës ka pranuar mandatin e deputetit.
Përveç se kemi të bëjmë me një qëndrim moral të dyshimtë dhe të dënueshëm, pas këtij vendimi mund të ketë arsye të tjera. Arsye, që deputeti i ri Ralf Gjoni duhet t’i sqarojë para publikut dhe qytetarëve.
Një ndryshim qëndrimi të tillë mund ta justifikojnë vetëm çështje që nuk lidhen me parimet, por me pazaret. A thua u pagua deputeti?!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne