“Kurani e ndalon bixhozin! Shqiptarëve i kurseva 1 Mln në ditë!”/ Si i gënjente Edi Rama për mbylljen e kazinove, sot përulet para të fortëve t’i sigurojnë ndonjë votë

Të ndjekësh fushatat elektorale të partive, jo që nuk beson asnjë fjalë, por nga premtimet që dëgjon mund të shkrihesh së qeshuri për të gjithë jetën. E themi këtë, pasi duke filluar nga politikanët e vjetër e deri tek të rinjtë, gënjeshtrat në fushatat elektorale, i kanë pothuajse të njëjta. Nga e gjithë klasa politike ekzistojnë disa persona që mashtrimin dhe propagandën e kanë gjak në vena dhe ushqim në vakte.

I pari që kryeson listën, si pinoku i premtimeve dhe njeriu që snjeh kufij në fjalitë e mbushura me gënjeshtra është kryeministri aktual Edi Rama, ose siç njihet ndryshe nga qytetarët shqiptarë, “Ai që shkatërroi Shqipërinë”. Në një kohë që sapo është vendosur data e zgjedhjeve parlamentare, ku bosat mavi nxjerrin paratë për të blerë zgjedhjet, Edi Rama i gostit ata me rihapjen e kazinove në qendër të Tiranës, duke lëpirë premtimin që bëri kohë më parë.

I ftuar në një emision televiziv, Edi Rama, para se të mbyllte përfundimisht bastet dhe kazinotë, u shpreh se Kurani e ndalon bixhozin, duke propaganduar kështu aksionin që do të ndërrmerte.

Mirëpo, mesa duket Rama ka shkelur mbi Kuran, edhe pse është shprehur që nuk e ka bërë për atë, ai u lartësua pa turp pas tij. Gjithashtu, i ftuar në një spektakël humori, pas datës 1 Janar, ku gjithçka që kishte lidhje me bixhozin ishte mbyllur, Rama tha se shqiptarët pa luajtur në këto lojra kanë fituar minimumi 1 milionë euro në ditë, çka deri më sot përkthehet në një shifër të madhe parash. Pra si të mos mjaftonte një, Rama ka vijuar edhe më tej me mashtrimet që shqiptarët i dëgjonin përditë.

Mirëpo, videot e mësipërme janë vetëm një mashtrim i radhës nga kryerilindasi që i ka bërë shqiptarët të flasi me vete edhe pa kazinotë. Presioni i zgjedhjeve dhe dëshira për një mandat të tretë kanë bërë që KM të nxjerrë sërish fytyrën e tij të vërtet.

Një vendim i datës 2 shtator, i kujton shqiptarëve që Rilindja dorëzohet hapur para të fortëve. Siç shihet, në vendim thuhet se kazinotë do të rihapen në zonat më të populluara të Tiranës. Vendimi është marrë nga këshilli i ministrave dhe është firmosur nga zëvëndësi i Ramës, Erion Braçe. Dy nga zonat janë “Blloku” dhe përballë Parlamentit, ku mesa duket deputetët do dinë ku të çojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Dhe sa mashtrime të tilla do të durojnë shqiptarët? Deri kur tallja e partive do të jetë kaq e thjeshtë për figura që as nuk shfaqen që e duan Shqipërinë dhe jo më ta duan atë vërtet?/joq

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne