Kurdët e Irakut shpallin referendumin për pavarësi

Kurdët e Irakut do të mbajnë së shpejti referendumin për pavarësinë. Lajmi bëhet i ditur në një njoftim nga presidenca kurde e Rajonit të Kurdistanit në Irak – i vetmi rajon autonom, njësi konstituive federative e Irakut – sipas të cilit data e referendumit do të jetë 25 shtator 2017. Presidenti i rajonit Masoud Barzani ka mbledhur përfaqësues të partive politike të rajonit dhe ka komunikuar datën ndërkohë që partitë kanë dhënë dakordësinë për krijimin e një Këshilli të Posaçëm për referendumin.

Rajoni i Kurdistanit në Irak ndodhet në very të vendit dhe qeveriset nga qeveria e vet. Ai shtrihet në 41 710 km2 me një popullsi prej 3 milionë banorësh. Rajoni ka fituar autonominë në vitet ’70 pas një marrëveshjeje me qeverinë e Irakut pas së cilës pasuan dy luftëra. Kurdët përforcuan pozitat e tyre në luftën e Gjirit Persik në vitin 1991, ndërkohë që aktualisht ata janë një forcë e madhe në terren për koalicionin e drejtuar nga amerikanët.

Referendum mund të ketë implikime shumë të mëdha në rajon. Kurdët janë një popullsi që shtrihet edhe në Iran, Siri apo Turqi, në këtë të fundit madje konsumohet prej kohësh një armiqësi e madhe. Pavarësia eventuale e kurdëve do të çonte Irakun në krizë të vërtetë, me një qeveri që kontrollohet në masë të madhe nga Irani, ndërkohë që aktivitete kurde në Turqi mund të shtohen. Milicia kurde Peshmerga janë një nga arsyet e krizës diplomatike dhe jo vetëm, mes Turqisë dhe SHBA-së, në mbështetjen e të cilës, Ankaraja zyrtare shikon një projekt për ndarjen e Turqisë.  Nëse i hedh një sy hartës demografike të kurdëve vëren menjëherë se ata sigurojnë prezencë thuajse të pandërprerë nga Gjiri Persik në Detin Mesdhe dhe Turqi, në një vijë që dikur ishte kufiri lindor i Babilonisë. Ka disa spekullime jo pa rëndësi se një nga arsyet e luftës në Siri është shmangia e mundësisë së atij që quhet gasjellësi shiit që lidh Iranin me Mesdheun në rrugë gazi. Një mënyrë e mirë për ta eliminuar këtë është tjetërsimi gjeopolitik duke fuqiuzuar aktorë të margjinalizuar, çka e kemi parë fare mirë në Ballkan.

http://www.presidency.krd/english/articledisplay.aspx?id=E8ZKw7evZVQ=

respublica

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne