Forcat kurde të Sirisë morën sot kontrollin e plotë të një bazë ajrore nga terroristët e ISIS-it, afër qytetit Raka.
Rikthimi i kontrollit shihet si hap i rëndësishëm në betejën për të dëbuar terroristët nga Raka, të cilën e kanë vetëshpallur kryeqytet të tyre.
“Forcat Demokratike Siriane kanë nën kontroll të plotë aeroportin ushtarak Tabka”, tha zëdhënësi i kësaj aleance, Talal Sello.
Sipas tij, luftëtarët kurdë po vazhdojnë të përparojnë drejt qytetit. Kurdët e Sirisë thanë se aeroporti Tabka tani mund të shfrytëzohet si bazë për sulme në digën Tabka, e cila kontrollohet nga terroristët e ISIS-it.
Terroristët e ISIS-it paralajmëruan se penda-diga mund të shpërthej si pasojë e sulmeve ajrore, por zyrtarë të koalicionit ndërkombëtarë e mohuan një gjë të tillë, duke thanë se forcat kurde kanë nën kontroll një kanal shkarkimi në veri të digës, që mund të shfrytëzohet për të lehtësuar presionin.
Burimi : PN/ ML