Kurdët e Sirisë përplasin Trump me Erdogan

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje Presidentit të ShBA-së, Donald Trump për ta ndërprerë mbështetjen në armë të terroristëve.

Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

Tema kryesore e bisedës së zhvilluar me kërkesë të Amerikës ishte operacioni “Dega e Ullirit”, të cilin Turqia e filloi në Afrin të Sirisë.

Sipas burimeve të Presidencës, Presidenti Erdogan bashkëbiseduesit të tij i tha se në kuadër të luftës kundër terrorit mbështetja me armë e PYD/YPG-së, fraksionit të organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, duhet të marrë fund.

Kreu i shtetit turk gjatë bisedës theksoi se operacioni i Turqisë në Siri i koduar “Dega e Ullirit” po zhvillohet në kuadër të të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së dhe në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorit.

Erdogan bëri të ditur se Truqia synon të spastroj Afrinin nga elementet terroriste për të garantuar sigurinë e saj kombëtare.

Të dy liderët gjatë bisedës konfirmuan vendosmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin dhe kontaktet e afërta mes dy vendeve në lidhje me çështjet e Sirisë dhe ato dypalëshe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne