Kurdët janë të shqetësuar nga AKP, nuk mund të jenë 50%

Kryetari i partisë ‘Hüda-Par’, Zekeriya Yapıcıoğlu bëri vlerësime të rëndësishme në KRT Tv.

Yapıcıoğlu i cili tha se kurdët janë të shqetësuar nga lidhjet e ngushta të AKP-së me MHP-në, shtoi se nuk është e mundur që aleanca AKP-MHP të kaloj 50%.

Lideri i partisë ‘Hüda-Par’, Zekeriya Yapıcıoğlu tha se një pjesë e konsiderueshme e kurdëve kanë pasur frikë të shprehen, kanë heshtur dhe nuk kanë pasur guxim t’i shprehin pikëpamjet e tyre. Yapıcıoğlu shtoi se një kurd me të cilin ishte takuar para disa ditëve, i kishte thënë një deputeti të AKP-së se ‘nuk ua bëjë hallall as hakun tim dhe as votën që ua kamë dhënë’.

Duke cekur se kurdët janë të shqetësuar me afërsinë me AKP-në, Yapıcıoğlu tha:

“Nuk janë të kënaqur me afërsinë e AKP-së. Afërsia e AKP-së me MHP-në po i shqetëson kurdët. Nëse qeveria bie në fjalimin e MHP-së, 50-1 përqind do të ishte një ëndërr sepse ai fjalim nuk ka një pjesë lidhëse. Ka një votim serioz kurd dhe nëse ata i humbasin nuk është e mundur të ketë 50 + 1 përqind.”

‘DISA MINISTRA PARA GUVERNATORIT, U TAKUAN ME IMAMIN FETÖ’

Yapıcıoğlu i cili në program deklaroi edhe lidhur me FETÖ-në, e kritikoi qeverinë.

“Në disa raste ministri takohej me imamin FETÖ, para se të takohet me guvernatorin, i trajtonte ata si guvernatorë, ka vende ku kam qenë dëshmitarë” – tha Yapıcıoğlu.

Burimi : Rast Haber/ ML

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne