Kurir: Trump po shqyrton propozimin që Presheva të zëvendësohet për veriun e Kosovës

Gazeta beogradase”Kurir” e filloi ditën e parë të kësaj jave me titullin spektakular: “Shqiptarët në panik të madh: Edhe Trumpi, është  për ndarjen e Kosovës!”

Sipas kësaj gazete  “Lobistët nga Uashingtoni, njoftojnë se Trumpi, shqyrton propozimin, që Presheva nga ana perëndimore e autostradës të zëvendësohet për veriun e Kosovës”.

Kjo zhurmë rreth ndarjes së Kosovës vjen në prag të takimit historik të mundshëm midis presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donalt Trump, në prag të Samitit të G7, i cili pritet të mbahet në verën e vitit 2019.

Lidhur me opsionin për ndarjen e Kosovës, qoftë edhe sipas modelit “Preshevën për veriun e Kosovës”, ka zgjuar reagimin e institucioneve të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, duke e quajtur atë të papranueshëm, madje edhe cinik dhe provokativ.

Image

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne