Kurse të mësimit të Kur’anit për shurdhmemecët në Gaza

Qendra e Dar-ul-Kur’anit dhe Sunetit në Rripin e Gazës ka organizuar edicionin e pestë të kurseve verore të memorizimit të Kur’anit në gjuhën e shenjave për shurdhmemecët.

Sipas faqes së internetit të Safa, 40 vajza dhe djem nga pjesë të ndryshme të rajonit kanë marrë pjesë në programin arsimor.

Përveç mësimit përmendësh të Kur’anit, pjesëmarrësit do të mësojnë interpretimin e ajeteve të Kur’anit, bazat e besimit, çështjet e jurisprudencës dhe biografinë, historinë e pejgamberëve, të dërguarit e Allahut (Xh. Sh.) për njerëzimin.

Mahmud Khaas, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Dar-ul-Kur’an, u bëri thirrje familjeve palestineze që kanë fëmijë shurdhmemec për t’i dërguar në Kurset Verore për t’u njohur me çështjet fetare.

Pjesëmarrësit në Kurset Verore Kur’anore do të jenë në gjendje të mësojnë përmendësh tërë Kur’anin në pak vite, shtoi ai.

Burimi : ABNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne