Kurthi izraelit për Arabinë Saudite, al-Saud ndahet nga Bota Islame

Gazeta izraelite Haaretz raportoi se “Yisrael Katz” (Yisrael Katz), ministër i informacionit i regjimit sionist ka ftuar Muhamed bin Selman, princ i kurorës saudite për të udhëtuar në Tel Aviv. Arabia Saudite dhe Izraeli, sidomos gjatë vitit të kaluar ka shtuar me shpejtësi të madhe procesin e afrimit të marrëdhënieve mes tyre.

Ekziston një pikëpamje e përgjithshme në lidhje me politikat e jashtme të Arabisë Saudite dhe Izraelit ku këto pikëpamje dominohen nga mendime krerëve të të dy palëve. Behxhet Kurani një prej ekspertëve të njohur në Lindjen e Mesme thotë se çështja e parë e vendimmarrjes në politikën e jashtme të vendeve në zhvillime është marrja në konsideratë e gjendjes psikologjike të liderëve të vendeve, si pikëpamja dhe mendimet e tyre. Shkaku kryesor i përshpejtimit të procesit për normalizimin e marrëdhënieve Riad-Tel Aviv, është pikëpamja personale e autoriteteve saudite, izraelite dhe amerikane. Trekëndëshi mes Muhamed Bin Selman, Beniamin Netanjahu dhe Donald Trump, në lidhje me vendimmarrjen e politikës së jashtme në vend që të ketë një strukturë të konsoliduar, ai vepron sipas pikëpamjeve personale. Sigurisht që sa i përket Amerikës duhet theksuar ndikimi dhe roli i Jerard Kushner dhëndër i Donald Trump dhe lidhjet e tij me Bin Selman dhe Beniamin Netanjahu. Izraeli duke normalizuar marrëdhëniet e tij me Arabinë Saudite ndjek qëllime të caktuara. Izraeli, e ka vendosur Arabinë Saudite si objektiv të tij për normalizimin e marrëdhënieve dhe për distancimin e këtij vendi nga vendet e tjera islamike. Regjimi sionist është në dijeni të plotë se Arabia Saudite nga aspekti fetar ka një pozitë të veçantë në botën islame dhe nga ana tjetër pushteti aktual në Arabinë Saudite për momentin po mundohet të ngrejë pozitën e vet dhe të jetë superior në rajon. Mesa duket Izraeli e ka kuptuar hallkën kryesore të politikanëve të Riadit dhe mungesa e mbretit, trashëgimtarit të fronit apo ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite në takimin e fundit të OBI që u mbajt në Stamboll të Turqisë, tregon për faktin se Arabia Saudite ka rënë në kurthin e ngritur nga regjimi sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne