Kurti ka mbajtur takim të rregullt me Ambasadorin Kosnett

Kryeministri i Kosovës e ka mbajtur këtë pasdite një takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett në ndërtesë të qeverisë.

Gazeta Express merr vesh se takimi është kryer rreth orës 16:00, e se një i tillë është takim i rregullt i kryeministrit Kurti me ambasadorin amerikan në vend.

Sot gjatë ditës disa zyrtarë të lartë të shtetit amerikan kanë paralajmëruar heqjen e trupave amerikane nga Kosova.

Duke parë këtë reagim të Amerikës ndaj qeverisë kosovare, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar në një takim urgjent me përfaqësuesin amerikan në dialog, Richard Grenell, anëtarin e kryesisë Skender Hysenin./KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne