Rajoni

Kurti kundër Trump, thirrje shqiptarëve në SHBA: Votoni Joe Biden!

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale, fton shqiptarët që jetojnë në SHBA që të votojnë për kandidatin demokrat për president të SHBA-ve, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntor 2020.

Kurti ka dalë “kundër” presidentit aktual të SHBA-ve Donald Trump.

Sipas tij, një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.

“Që nga vitet ’90, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Milloshevicit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës,” shprehet Kurti ndër të tjera.

Po ashtu, kreu i LVV ka deklaruar se shqiptarët kanë vetëm një mik të vërtetë dhe një aleat të dëshmuar, sipas tij, ai është Joe Biden i Partisë Demokratike në SHBA./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA