Kurti: Marrëveshja me LDK-në është e mundshme

Lideri i Vetëvendosjes, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, ka thnëë se marrëveshje me LDK-në, për koalicionin do të ketë sepse kjo marrëveshje i duhet qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

“Do të ketë takime për arritjen e marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, marrëveshja është e mundshme, marrëveshja është e nevojshme, sepse edhe qytetarëve iu nevojitet kjo marrëveshje. Kur ti kemi reziultatet konkrete, kur ta kemi marrëveshjen me elementet e saj përbërëse që I bashkangjitet harmonizimit programor do të kemi se çka të themi e deklarojmë”, tha Kurti sot para mediave./KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne