Kurti në Bruksel iu premton bashkatdhetarëve mundësi për investim në vendlindje

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar me disa bashkatdhetarë në Bruksel dje mbrëma.

Ai para tyre foli për zotimet që i ka dhënë ndaj mërgatës dhe për realizimin e tyre gjatë qeverisjes së ardhshme, njofton Klan Kosova.

Kurti gjithashtu iu premtoi se në të ardhmen do të lehtësohen procedurat e votimit, si dhe do të krijohen mundësi investimi në vendlindjen e tyre.

Të pranishëm në tubimin ishin dhe aktivistja Teuta Fazliu, Kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Belgjikë, Bujar Krasniqi dhe Kryetari i Pikës sonë në Anvers, Ilir Morina.

Vetëvendosje në një deklaratë njoftoi se Kurti së bashku me delegacionin vizituan edhe njërën nga shkollat shqipe në Bruksel./mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne