Kurti nuk harron flamurin shqiptar, mesazh të fortë nga Gjakova: Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili synon të drejtojë qeverinë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, nga Gjakova tha se një prej përgjegjësive dhe prioriteteve të tij është rritja e numrit të prokurorëve, ndërsa u zotua se qeveria do t’i shpallë luftë varfërisë. Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër theksoi se Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë.

“Ne nuk i kemi asgjë borxh Serbisë, por ajo na ka borxh neve. Më së paku duke të rikujtoj plagët e hapura, por një ndër përgjegjësitë e prioritetet kryesore të mijat si kryeministër, do të jetë qe të shërojmë ketë plagë të hapur për të gjithë shoqërinë. Duhet të shtohet numri i prokurorëve special që merren me krimet e luftës dhe përkrahje profesionale dhe financiare për ta. Është krim mbi krimin mungesa e drejtësisë për krimin, mungesa e dënimit të kriminelëve serb dhe shdëntimi i viktimave nga Gjakova e nga Kosova”, tha ai.

Duke folur për Gjakovën dhe nevojën për zhvillim, Albin Kurti nënvizoi faktin se Vetëvendosje do të zgjerojë rrugët ekzistuese me  qëllim lidhjen e zonave rurale me qytetin.

“Na besoni neve, sepse ne nuk lëshojmë pe për ju, kurse të tjerëve besoni ju ka humb edhe lëmshi. Erdhi dita që në Kosovë e në Gjakovë të kthehet sytë nga arsim….. Ka ardhur dita të heqim të paditurit nga qeveria, e të kthejmë diturinë në shkolla të rishikojmë tekstet shkollore dhe të avancojmë arsimin parauniversitar. Të reformojmë shkollat profesionale, e të zvogëlojmë hendekun mes dijës së fituar dhe kërkesave të tregut. Duam edukim cilësor për të gjithë pa marrë parasysh sa para kanë njerëzit e nga vinë ata, erdhi dita për dije dhe shkencë”, tha ai./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne