Rajoni

Kurti për shkarkimet në ujësjellësin “Prishtina”: Ndërhymë për ta ndalur degradimin e ndërmarrjes

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një konference të përbashkët shtypi me ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se është vendosur për shkarkimin e zv.kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, zyrtarit kryesor financiar dhe se është kthyer në pozitën e mëparshme u.d i kryeshefit ekzekutiv i kësaj kompanie, e që është si drejtor për konsumatorë.

Vendimet për shkarkimin e zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje janë marrë në mbledhjen e mbajtur të marten, nga anëtarët e bordit të përkohshëm, të KRU “Prishtina”.

“Gjithashtu vlen të theksohet se nuk është shkarkuar auditori i brendshëm, që kishte kryer punën me përpikëri”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se vendimet janë marrë në përputhje me ligjet për ndërmarrjet publike dhe me qëllim të ruajtjes së parasë publike.

Ai ka thënë se bordi i përkohshëm është detyruar të marrë masa të shpejta, pasi që ujësjellësi “Prishtina” kishte pësuar rrënim me këtë menaxhment.

“Ndërmarrja nga një fitim prej 864.000 euro në vitin 2016, kishte ënë në një humbje prej 705.000 euro në vitin 2018. Ajo kishte marrë opinionin më të keq të mundshëm nga auditori i jashtëm dhe nuk ishte përfillur auditori i brendshëm”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se madje, menaxhmenti, ani pse me humbje, kishte vendosur të paguajë bonuse për punëtorë.

“Jemi detyruar të ndërhyjmë shpejtë, për të parandaluar këtë keqpërdorim të parasë publike përmes atij menaxhmenti joprofesional e të papërgjegjshëm”./mesazhi

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA