Kurti për taksën në “Rrugën e Kombit”: I thashë Ramës është pengesë shtesë, shumë e rëndë për shqiptarët

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga radhët e Vetëvendosje, ka nisur një “tur” në Shqipëri. Ka pasur shumë takime e instervista me liderë e mediat atje. Në një nga këto, Kurti ka zbuluar se i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ta heqë pagesën që është vënë për “Rrugën e Kombit”.

Kurti thotë se me Ramën ka folur për heqjen e barrierave mes dy shteteve, e nga këto është përmendur edhe pagesa prej 5 eurosh që duhet paguar në autostradën që e lidhë Shqipërinë me Kosovën, shkruan Gazeta Express.

“Ne kemi hapur çështjen e bashkëpunimit ekonomik dhe liberalizimit të tregut, dhe heqjen e barrierave tregtare. Dhe unë kam shprehur qëndrimin tonë se ndërkohë që e kemi një kufi të padrejtë administrativ, ta kemi dhe një pengesë shtesë për të cilën duhet të paguash. Është shumë e rëndë për qytetarin shqiptar, prandaj unë angazhohem për një zgjidhje alternative të kësaj. E kemi hapur si temë, por edhe kjo është një temë që nuk e kemi mbyllur”, ka thënë Kurti për Ora News.

Kurti u takua me Ramën mbrëmë, ndërsa ka thënë se ky ka qenë takimi i parë mes tyre pas 14 muajve./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne