Kush e solli në Tiranë grekun me pajisje përgjuese

Mbrëmjen e djeshme në Rinas u ndalua një shtetas grek me një pajisje të dyshuar si përgjuese.

Me urdhër të prokurorit Julian Zonja, specialistët e hetimit të Krimit Ekonomik bllokuan pajisjen në cilësinë e provës materiale, ndërsa poseduesi i saj, 52-vjeçari Iraklis Dragunis u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Dragunis nuk pranoi të japë shpjegime lidhur me pajisjen, por pohoi se kishte punuar në Tiranë për llogari të një kompanie shqiptare të telefonisë celulare.

I ndaluari tha se me këtë pajisje kishte kontrrolluar cilësinë e sinjalit të antenave celulare, shkruan tvKlan.

Prokuroria pyeti përfaqësues të kompanisë që ka kërkuar pajisjen. Ajo do të ekzaminohet për të konfirmuar përmbajtjen dhe qëllimin e saj.

Deri në përfundim të hetimeve, policia vendosi të bllokojë pasaportën shtetasit grek.

Shtetasi grek Iraklis Dragunis, u ndalua mbrëmjen e të dielës fillimisht nga punonjësit e kompanisë së sigurisë së aeroportit të Rinasit ICTS, pasi në bagazhet e tij u vu re pajisja e dyshimtë. Rasti iu raportua efektivëve të policisë së aeroportit të Rinasit ndërsa për rastin u njoftua prokurori Julian Zonja.

Një muaj e gjysmë më parë, policia bllokoi një tjetër pajisjeje në aeroportin e Rinasit. Izraeliti Joram Frig, kishte sjellë pajisjen, pasi një biznesmen e kishte paguar të verifikonte ambiente banimi, zyra e biznese të tij për përgjime. Pas ekspertimit të pajisjes izraeliti u la i lirë me vendim gjykate.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress