Kush është gjykatësja që mori vendimin final për të ‘burgosur’ Tahirin brenda Shqipërisë

Kjo është Liljana Baku, gjykatësja që mori vendimin final për të “ngujuar” brenda Shqipërisë, ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pasi dëgjoi për 60 minuta pretendimet e Tahirit dhe avokatit të tij mbrojtës, Maks Haxhia, gjykatësja e Krimeve të Rënda mori vendimin për të lënë në fuqi masën e bllokimit të pasaportës së ish-ministrit Tahiri, due i ndaluar kështu udhëtimin jashtë shtetit.

Baku njihet si një nga gjyqtaret që ka gjykuar çështje të rëndësishme penale, si ajo e Nezar Seitit, i etiketuar si financieri i “Habilajve”. Baku ka gjykuar edhe çështjen “Xibraka”, ndërsa mbahet mend për refuzimin e kërkesës ndaj Ermal Hoxhës vitin e kaluar për të festuar Vitin e Ri pranë familjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne