Kush eshte italiani qe Maryam Rajavi dhe Sander Lleshi deportuan drejt Italise?

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi diskutojne mbi eventin ne internet qe muxhahedinet iraniane mbajten ne kampin e tyre ne Manze ku bene thirrje per lufte kunder shtetit iranian. Diskutohen deklaratat ne mbeshtetje te xhihadit te bera nga Lulzim Basha, Sali Berisha, Grida Duma, Oriola Pampuri, Pandeli Majko, Namik Kopliku, Sevim Arbana, Fatmir Mediu, Diana Culi etj dhe pyetet se kur muxhahedinet do hidhen ne Iran per te bere xhihad. Ne video analizohet mundesi e shkuarjes se shqiptareve per te bere xhihad ne Iran dhe nese vajza sikur Grida Duma do ti bashkohen xhihadit.

Me pas, diskutohet mbi qytetarin italian Danial Kassrae i cili eshte debuar nga Shqiperia me urdher te gjeneral Lleshit. Pyetja qe shtrohet eshte se pse prokuroria dhe antiterrori nuk e kane cuar ne burg Danialin si spiun te akuzuar iranian por thjeshte e kane deportuar? Sillen fakte mbi aktivitetin e Danialit ne Shqiperi dhe pretendimet e tij si punetor i SHISH-it. Diskutohet edhe jo profesionalizmi i mediave shqiptare te cilat Danialin nga shtetas italian e kane shpallur shtetas iranian. Ne fund flitet edhe per pushtetin e madh qe komandantja muxhahedine Maryam Rajavi ka mbi politikanet shqiptare dhe forcen qe ajo ka per te deportuar nga Shqiperia njerez.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne