Kush është Skënderbeu i Shek. XXI Lali Eri apo kryeministri Edvin?!

Gjergj Thanasi

Lali Eri kryebashkiaku i kryeqytetit në një tempizëm perfekt me fillimin e Vitit të Skënderbeut u filmua, ndërsa ngiste bicikletën nga banesa e tij të Kodra E diellit për në bashki. Menjëherë një dorë e padukshme mbushi rrjetet sociale me një fotomontash (Shikoni fotomontazhin), ku Lali Eri në majë të bicikletës ka zëvendësuar Skënderbeun mbi kalë në piedestal në Sheshin Skëderbej.

Mesazhi është i qartë: Në këtë vit të Skënderbeut vetëm Lali Eri mund të jetë për shqiptarët Skenderbeu i Shek. XXI. Kjo përpjekje për ta prezantuar Lali Erin si Skënderbeun e shekullit të ri, bie ndesh me tezën e shpalosur publikisht e trimërisht nga ish kryedoganierja dhe aktualisht deputetja Elisa Spiropali: Skënderbeu i ditëve tona është vetëm një, pikërisht kryeministri Edvin. Mbetet për t’u parë në javët e ardhshme se, kush nga dy Skënderbejët, ai me bicikletë apo ai me atlete është Skënderbeu i vërtetë i shek. XXI! /CNA.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne