Kush i shiti përgjimet tek Bild? Braçe shpërthen dhe nxjerr emrin e prokurorit

Zv/kryeministri Erion Braçe është shprehur se përgjimet e “Dosjes 339/1” janë shitur.

I ftuar në emisionin ‘Open”, Braçe tha se personi që ka shitur përgjimet tek Bild është Besim Hajdarmataj,

Braçe shtoi më tej se Hajdarmataj nuk e ha hetuar materialin që ka marrë nga policia dhe prokurori i Kavajës Anton Martini.

“Ata kanë prodhuar CD mbi dosjen 339 dhe i kanë mbajtur në xhep për tu mbrojtur nga hetimi,”- tha zv/kryeministri.

Një ditë më parë prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne