Kush ishte Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputeti Arben Ndoka që u ekzeketua sot

Aleksandër Ndoka, 48 vjeç, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm pak metra larg banesës ishte baba i katër fëmijëve, 2 djem dhe 2 vajza. Vajzën më të madhe e kishte të martuar, ndërsa më të voglën 7 vjeç. Përveç angazhimit të tij si këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, 48-vjeçari kishte në pronësi një lokal pranë banesës së tij në lagjen “Kodër Marlekaj” si dhe një biznes duralumini.

Po kështu mësohet se djali i tij Samuel Ndoka u arrestua nga policia në fund të muajit tetor i akuzuar për “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Policia dyshon se autorët e vrasjes së 48-vjeçarit kanë qenë 2 ose më shumë dhe kanë qëlluar me automatik sapo Ndoka ka mbërritur para banesës së tij në orën 04:00 të mëngjesit. Forca të shumta policie ndodhe në vend, ndërsa në Lezhë dhe rrugët hyrëse e dalëse të qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne