Kush janë aleatët, që po mbulojnë organizatën terroriste MEK?

Ditët e fundit është përfolur mjaft hitoria e muxhahedines rezidente në Tiranë, Somayeh Mohammadi, e cila u rrëmbye nga MEK dhe pas 21 vitesh prindërit e saj janë në Shqipëri për ta kërkuar.

Para pak kohesh ministrit Xhafaj iu drejtua një letër nën emrin e Somayeh, e cila akuzonte babain e saj Mostafa Mohammadi, se ka ardhur në Shqipëri për të kryer akte kundër misionit iranian. Në fakt akuzat në këtë letër Mostafa thotë se nuk janë bërë nga vajza e tij, por nga MEK.

Gjithashtu ai rëndit edhe një sërë arsyesh për të besuar se këtë letër nuk e ka shkruar vajza e tij. Prindërit e Somayeh prej disa ditësh janë duke u vërtitur në Shqpëri për të gjetur një zgjidhje se si të takohen me vajzën e tyre, e cila është rrëmbyer që në moshën 17 vjecare. Sot gazeta Panorama ka publikuar lajmin që babai i Somayeh ka denoncuar në polici organizatën terroriste Mek, por ne portale te tjera MEK-u me fleterrufete e tij vazhdon sulmet kunder prinderve te vajzes.

Ende nuk dihet nëse prindërit e Somayeh do të gjejnë pak drejtësi në Shqipëri. Nuk dihet nese drejtesia do ndihmoje këta prindër që ulërasin dhë kërkojnë më ngulm vajzën e tyre, ta takojnë? Sa përgjigje duhet të marrim, por na duhet kohë të shohim rrjedhën e kësaj ngjarje.

/Gazeta impakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne