Kush janë dy vëllezërit me origjinë nga Puka që u vranë në Durrës, një prej tyre me fakultet juridiku

Dy personat e ekzekutuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit janë vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Ata u ekzektuan me armë zjarri brenda një automjeti tip Volkswagen, me të cilin po udhëtonin.

Ata janë me origjinë nga Puka, por me banim në Spitallë të Durrësit.

Një prej vëllezërve është dhe i diplomuar në Fakultetin Juridik të Durrësit.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj vrasje por dyshohet se Besmir dhe Viktor Haxhisë i janë bërë pritë nga njerëz që kanë njohje dhe nuk e prisnin që do të qëlloheshin.

Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin, duke vënë në lëvizje edhe komisariatet e tjera.

Deklaratë e Policisë së Shtetit:

Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve ./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne