Kush janë viktimat e tragjedisë ajrore në Moskë, mes tyre edhe fëmijë

Një vajzë 5-vjeçare dhe e ëma e saj ishin në mesin e 71 viktimave kur një avion pasagjerësh në Rusi u rrëzua në Moskë pak pasi të nisej.

Nadezhda Krasova, 5 vjeç, viktima më e vogël në përplasje, vdiq sëbashku me nënën e saj Oksana Krasova, 32, pasi avioni Antonov An-148 u rrëzua në nisje, thonë dëshmitarët.

Avioni u zhduk nga radarët disa minuta pasi u ngrit nga aeroporti Domodevovo i kryeqytetit. Në avion ndodheshin 65 pasagjerë dhe 6 të bordit drejtues.

Dëshmitarët panë pjesë të djegura të avionit që binin nga qielli.

Po ashtu të vdekur mbetën edhe një fëmijë 12 vjeçar, një adoleshente dhe 4 vajza të reja. Të gjithë pasagjerët mendohen se nuk kanë mundur të mbijetojnë, njoftojnë zyrtarët rusë. Avioni Saratov An-148 po fluturonte nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk të Maleve Urale. Nuk dihet ende se cili është shkaku i rrëzimit të avionit teksa ngjarja e rëndë është në hetim e sipër. Evgeny Livanov, Ilya Poletayev ishin më të rinjtë. Po ashtu humbën jetën dhe stjuardesat Anastasia Slavinskaya dhe Viktoria Koval, bashkë me pilotin e dytë, Segey Gambaryan

Kompania ajrore Saratov e ka bazën në Saratov, 840km në jug-lindje të Moskës. Në vitin 2015 asaj iu ndalua të operonte fluturime ndërkombëtare, pasi inspektorët gjetën në kabinë persona të tjerë përveç ekuipazhit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne