Kush janë zyrtarisht institucionet shqiptare që SHBA i mbante me bukë, a është kjo shkelje kushtetuese?

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve të mbështetjes pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv nga presidenti Donald Trump. Kjo letër është lexuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu.

Fillimisht kjo letër i është dërguar Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për të  informuar Qeverinë e Republikës së Shqipërisë mbi synimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-së për të pezulluar zbatimin, detyrimet e reja dhe disbursimet e fondeve deri në përfundimin e një rishikimi të të gjitha programeve të ndihmës së huaj. Të shohësh sesi të gjithë institucionet kyce të Shqipërisë paguhen nga SHBA, a nuk ndikon kjo në punën dhe vendimmarrjen e tyre? Po sovraniteti shqiptar ku është? Edhe pas 35 vjet demokraci ne paskemi nevojë për financime, po pse? Pyetje  që asnjëherë nuk marrin përgjigje sa herë bëhet fjalë për SHBA.

Në këtë letër informuese thuhet se:

“Partnerët e programeve dhe zbatuesit e programeve të ndihmës së financuar nga SHBA në Shqipëri po njoftohen për këtë veprim.

Ky dokument shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon me mirësjellje që ky njoftim të ndahet me të gjitha ministritë, institucionet dhe entet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-së, duke përfshirë:

Ministrinë e Financave, duke përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare
Ministrinë e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Qendrën e Koordinimit për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministrinë e Drejtësisë, duke përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve
Ministrinë e Mbrojtjes
Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit
Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Ministrinë e Shtetit për Qeverisjen Vendore
Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX)
Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Parlamentin, duke përfshirë komisionet e tij
Këshillin e Lartë Gjyqësor
Këshillin e Lartë të Prokurorisë
Gjykatën Kushtetuese
Gjykatën e Lartë
Të gjitha gjykatat, duke përfshirë Gjykatat e Apelit, Gjykatat Administrative të Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë
Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit
Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm
Inspektorin e Lartë të Drejtësisë
Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kolegjit e Posaçëm të Apelimit
Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK)
Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)
Ministrinë e Shtetit dhe Zyrën e Kryenegociatorit
Agjencinë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)
Të gjitha qeverisjet vendore”

/TCH/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne