Shqiperia

Kush për xhiro e kush për pazar, beratasit vërshojnë në rrugë e lulishte, pas përfundimit të shtetërrethimit të fundjavës

Pas 60-orësh shtetërrethim beratasit kanë dalë që herët në mëngjes në rrugët e qytetit, kush për pazar e kush për xhiro. Ashtu siç ndodhi edhe një javë më parë, edhe sot pas përfundimit të shtetrrethimit të fundjavës, rrugët u tejmbushën me njerëz.

Për të frenuar grupimet në sheshet e parqet e qytetit, policia ka shtuar efektivët, të cilët janë shpërndarë përgjatë gjithë pedonales për të kontrrolluar lejet e lëvizjes së kalimtarëve. Nga kontrrollet e ushtruara nga policia mëngjesin e sotëm,mësohet se janë gjobitur disa të rinj që kishin dalë pa leje për të lëvizur nga banesat. Të shumtë kanë qënë banorët që u janë drejtuar mëngjesin e sotëm bankomateve, marketeve dhe farmacive.

Në të gjitha marketet e qytetit ka pasur radhë të gjata, duke respektuar distancën e përcaktuar dhe masat mbrojtëse,ndërkohë që radhë të gjata janë shënuar edhe në çdo farmaci. Në akset rrugore të qytetit ka pasur prezencë të shtuar të efektivëve të policisë që po bëjnë kontrrollin e mjeteve dhe qytetarëve,nëse kanë leje për të dalë nga banesat apo jo./BW